Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Vrasja e 19-vjeçarit/ Drejtori i Policisë së Shtetit vizitë ‘blic’ në Shkodër, Rrumbullaku ultimatum: Të administrohen të gjitha provat dhe të zbardhet ngjarja 

Dy ditë pas vrasjes së të riut nga Shkodra, Erjon Xhenje, sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku së bashku me drejtues të Departamentit të Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme kanë bërë një vizite ‘blic’ ne Shkodër.

Mësohet se Rrumbullaku është takuar me drejtues të lartë të Policisë së Shkodrës, ku ka kërkuar zbardhjen e ngjarjeve që kanë tronditur Shkodrën.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ka qenë zbardhja e vrasjes së 19-vjecarit Erjon Xhenje.

Drejtori Rrumbullaku ka kërkuar administrimin e të gjithë provave që disponon policia ndërkohë që sektori i kriminalistikes pranë Drejtorisë se Përgjithshme është vënë në dispozicion të grupit hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur Shkodrën.

Burimet bëjnë me dije se takimi ka zgjatur rreth një orë në ambientet e Drejtorisë së Policisë ne Shkodër.

Related posts

I vuri tritol oficerit të policisë 3 vjet më parë, pranga 32-vjeçarit në Shkodër. (EMRI)…

Rikthimi në elitë me objektiva madhor, Dinamo godet me yllin e Superiores

Të shpallur në kërkim për transport të emigrantëve ilegalë, arrestohen 2 persona në Tiranë dhe Shkodër