Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Dyndje qytetarësh në doganën e Muriqanit, trafik mjetesh edhe në hyrje të Shkodrës…

Kjo e hënë e 1 gushtit e ka gjetur pikën kufitare të Muriqanit me një fluks të lartë të automjeteve. Radhët shfaqen që në hyrje të doganës…

Në bazë të dhënave të 2 ditëve të fundit, në këtë pikë kufitare kanë hyrë dhe dalë mbi 42 mijë shtetas. Në hyrje mbi 25 mijë shtetas, ndërsa në dalje 17 mijë persona. Përsa i përket automjeteve, gjatë fundjavës kanë hyrë dhe dalë mbi 14 mijë automjete. Ndërkohë, ka prej atyre qytetarëve që kërkojnë të hiqet kufiri për të lehtësuar trafikun.

Nga ana tjetër, nuk mungojnë as anëtarët e komunitetit rom të cilët dalin për të lypur në rrugë, pasi sipas tyre u mungon mbështetja nga bashkia.

Trafiku i automjeteve është i pashmangshëm edhe në hyrje të qytetit të Shkodrës, pranë Urës së Re të Bunës, ku vargu i automjeteve zgjatet disa metra.

Related posts

Spahia: Bujqësia dhe blegtoria kanë një zë të veçantë në programin elektoral që kemi hartuar për 4-vitet në vazhdim…

Shkoder/ Blloku i pallateve pranë rrugës “Isuf Sokoli” do të transformohet tërësisht…

Vau Dejes/ PS nis aksionin e mbjelljes së pemëve, Shkreli : Vizioni yne, është gjelbërimi dhe jeta e shëndetshme…