Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

TIA me terminal të ri, shtohen 8 porta; Hyn teknologjia në leximin e pasaportave, e vlefshme vetëm për disa shtete…

Është inaguruar terminali i ri në aeroportin “Nënë Tereza”, i cili i shton tetë porta të reja.

Gjithashtu është është vënë në punë sistemi i ri teknologjik për leximin e pasaportave, i cili pritet të lehtësojë fluksin e hyrjeve.

Nga sot, përfitues të këtij shërbimi do të jenë mbajtësit e pasaportës shqiptare, qytetarët e BE-së, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë.

“Sot është vënë në punë dhe sistemi i ri teknologjik i leximit të pasaportave në hyrje falë angazhimit të ministrit të Brendshëm, policisë së Shtetit dhe kompanisë e cila që në ditën e parë të nënshrkimit të marrëveshjes së re pasi bleu nga koncesionari i mëparshëm të drejtën e operimit, është angazhuar në të gjithë frontin e punëve që duhen bërë në këtë aeroport.

Të gjithë qytetarët me pasaportë shqiptare që vijnë në aeroportin e Rinasit nuk do kenë lexim manual të pasaportës nga polici që i sheh në sy e sheh pasaportën, por do kalojnë në barrierën digjitale me leximin digjital, process që zgjat më pak se gjysmë minuti. Kjo do të lehtësojë fluksin e hyrjeve. Kjo vlen edhe për qytetarët e BE, SHBA, Britanisë së Madhe e Kanadasë. Për të tjerët do ketë proces kalimi me lexim manual të pasaportës”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Related posts

Normalizohet situata në Shkodër, asnjë banesë nën ujë, hapen për qarkullim akset rrugore…

Dwamena mund të mos federohej/ Mjeku sportiv Zyhdi Çoba flet për vdekjen e futbollistit ganez…

HYRJA E SHKODRES, PARKU REKREATIV/ BENET BECI BËN PUBLIKE PROJEKTIN…