Shkodra Post
Sociale

Shkoder/ Vonesa në shpërndarjen e pensioneve. Shkak i kësaj problematike, mungesa e sistemit të bankës…

Kjo ishte pamja pranë një prej filialeve të Postës Shqiptare në Shkodër në lagjen “Rus” ditën e sotme.
Radhë të gjata dhe dyndje njerëzish vërehej në këtë pikë të shpërndarjes së pensioneve.
Arsyeja e kësaj radhe ishte vonesa e shpërndarjes së pensioneve, që shkaktoi edhe revoltimin e të moshuarve të cilët presin pranë dyerve të postës prej dy ditësh për të tërhequr pensionin. Ndërkohë sipas punonjësve të postës arsye e kësaj vonese në shpërndarjen e lekëve për pensionistët është problemi që ka banka me sistemin.
Ndërsa të moshuarit thonë se kjo problematikë është e njohur prej disa kohësh ku vonesat në shpërndarjen e lekëve të pensionit tashmë janë të njohura.

Related posts

Myftinia Shkodër shpërndan 200 pako ushqimore për personat në nevojë…

Gruda, fshati pa ujë/ Banorët: Kemi humbur shpresën tek institucionet…

Rruga “Komani” mes gropave dhe baltës/ Prej shumë vitesh ky segment nuk ka pasur asnjë investim