Shkodra Post
Kronika

Shkodër/ Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë…

DVP Shkodër/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të PKK Hani i Hotit ndaluan shtetasin A. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Lezhë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin F. M., 42 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

J. F., 38 vjeç dhe S. M., 58 vjeç, të dy banues në fshatin Gajtan, Shkodër, pasi në këtë fshat, kanë dëmtuar një sipërfaqe toke, për ta shfrytëzuar si gurore;

L. K., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka thyer xhamat e një dyqani në Shkodër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Gj., 66 vjeç, banues në fshatin Arst, Fushë Arrëz, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, është gjetur një armë sportive, që e mbante pa lejen përkatëse.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

F. B., 45 vjeç, banues në Malësi të Madhe, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Koplik–Bajzë”, automjeti që drejtonte 45-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi R. G., 23 vjeç, banues në Itali. Nga përplasja është dëmtuar lehtë pasagjerja, shtetasja S. B., 22 vjeçe.

P. B., banues në fshatin Fermë Aliaj, Malësi e Madhe, pasi mbasditen e djeshme, në Fermë Aliaj, automjeti që drejtonte pa leje, 80-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi K. L. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Parandalohet atentati në Lezhë, policia arreston dy përsona…

Bardhi bën deklaratën e fortë: Olsi Rama ka lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë…

Nga Endrit Dokle te nipi i deputetit të PS, kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai dhe udhëheqin krimin nga suitat luksoze…