Shkodra Post
Kronika

Shkodër/ Arrestohen dy përsona për mashtrim me anë të Call Center…

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Skuadra”, zbulohet një subjekt i përshtatur si call center, në të cilin, përmes telefonatave, mashtroheshin qytetarë të ndryshëm, që të investonin në tregje fiktive.

Vihen në pranga drejtuesi i skuadrës së operatorëve të këtij subjekti dhe menaxherja e përgjithshme.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të kryera në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Shkodër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë për hetimin e këtyre krimeve, në DPPSH, është finalizuar operacioni policor i koduar “Skuadra”.

Gjatë këtij operacioni, në rrugën “Daut Boriçi”, u ushtrua kontroll në një subjekt privat të përshtatur si call center, në të cilin nga verifikimet rezultoi se përmes telefonatave, mashtroheshin qytetarë të ndryshëm, që të investonin në tregje fiktive.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. G., 32 vjeç, banues në Shkodër, drejtuesi i skuadrës së operatorëve të subjektit;

E. E., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e përgjithshme e subjektit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Aksident në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër…

M.Madhe/ Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër) që kishin përshtatur lokalin, për përdorim droge dhe ushtrim të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit…

Plagosi me mjet prerës (kmesë), një shtetas, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 69-vjeçari…