Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

UKQ: DEBITORËT TË PAGUAJNË OSE U NDËRPRITET UJI…

Ndermarrja Ujesjelles Kanalizime Qarku Shkoder, ka bere me dije se me urdher te Drejtorit të Përgjithshëm të AKUM, ka ndërmarrë aksion për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm të të gjithë debitorëve në të gjithë territorin që ushtron aktivitetin e saj Shoqëria.

Ky aksion ka për qëllim ndërgjegjësimin e debitorëve duke i drejtuar ata drejt shlyerjes së plotë të debisë, hyrjes në akt- marrëveshje dhe deri në marrjen e masave, duke ndërprerë furnzimin me ujë të pijshëm.

Ju lutemi, kërkojmë nga ana juaj shlyerjen e debive përkatëse deri me datën 20.11.2023 me qëllim që të mos arrijmë në marrjen e masave për ndërprerje të furnizimit me ujë.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se çdo klient, i cili nuk ka informacion për kontraten e furnzimit me ujë që i përket atij ose objektit të cilit zotëron mund të paraqitet për marrjen e informacionit pranë degës së klientit nga ora 8:00 – 15:00, nga e hëna deri te premten, dhe diten e shtunë nga ora 8:00- 13:00.

Related posts

Portieri turk gjendet i vdekur nën rrënoja pas tërmeteve në Turqi…

VIDEO/ Krijuesi i “Mora fjalë”, historia e këngës që pushtoi zemrat kuqezi dhe brenga e Naim Gjoshit…

VIDEO/ Policia kufitare bllokon një mjet lundrues në Velipojë…