Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditOpinionShendeti

Doktor Besnik Musatafaj “më i miri dhe i veçanti në spitalin e Shkodërs”…

Prezenca e humanistit ortoped, është fat për shkodranët ta kenë pranë këtë mjek perfekt.

Eksperienca pandemike e këtij viti që lamë pas na dha të kuptojmë dhe vlersojmë si kurrë më parë jetën dhe shëndetin tonë, si gjeja më e shtrenjtë që zoti na ka falë duke e çmuar atë edhe si pasuria më e vyer që kemi.
Të shokuar nga ky model jete me të cilin u detyruam të përshtatemi, duke ju gjynjëzuar madje edhe frikës si modeli më i ri i fobisë artificiale pandemike prej së cilës akoma edhe sot nuk po mund të shërohemi, edhe pse virusit, ju gjet vaksina që mendohej si vula e shpëtimit global.

Në këto kushte njerëzia ndryshuan qëndrim, mënyrën e të besuarit, madje nga frika u munduan të durojnë edhe sëmundjet e tjera kronike vetëm e vetëm të dalin të gjallë me frymë nga kjo luftë e pa hije.
Jeta sedentare e izolimit ndikoi për keq edhe tek unë, çka më detyroi të kërkoja ndihmën e një specialisti të cilin ma sygjyruan njëzëri kolegët dhe miqt e mi, të shkoj tek doktor Besnik Mustafai.
Ai është më i miri dhe i vetmi në Shkodër, më thanë!

Qesha duke tundur kokën me mendimin se, sikurse në gjithcka tjetër që çalon në këtë vend, nuk mund të pretendoja më shumë, madje me këtë gjykim skeptik edhe u pergjigja: meqë nuk paska të tjerë, më i miri qenka.
Pasi mora numrin e kontaktit dhe provova të lidhem me të, në thirrjen e parë nuk mu përgjigj ndaj vendosa ti shkruaj.
Kaluan disa ditë dhe nuk mora asnjë përgjigje. Nevoja më shtyu të trokisja në derën e një fizioterapisti, i cili pas konsultës me të, çuditerisht edhe ai me rekomandoi (kësaj here me recete) të vizitohem tek i njejti doktor, tek doktori ortoped Besnik Mustafai.

E kërkova te poliklinika dhe më thanë është tek spitali dhe po të njëjtën gjë më thanë edhe kur shkova tek spitali, çka më bëri të kuptoj se sa aktiv qenka në punën e tij, aq sa ta besoja vërtetë se nuk ka të tjerë në Shkodër të profilizuar në këtë fushë. Pasi e gjeta veten në udhkryq, vendosa të kërkoj një mjek popullor për të gjetur një zgjidhje. Çuditërisht në ato momente më vjen një mesazh në telefon:
“Përshendetje Rita!
Me fal për vonesen, por kam patur shumë ngarkesë. Nëse mund të vish sot tek spitali në orën tre, me gjen tek zyra e punës në vizita me pacjentët. Te shkuara e kalofsh mirë!”
U gëzova shumë sikur kisha fituar një trofe, e falenderova duke i konfirmuar edhe ardhjen për vizitë.
Për të respektuar orarin arrita 10 minuta më shpejt, minuta të cilat më mjaftuan për të njohur me anë të opinionit publik një doktor perfekt brenda mureve të asaj godine ku ndërthuren lutjet, dhimbjet, lotët dhe gëzimet e suksesit të shërimit të t’smurëve.
Ishte ora tre e gjysëm dhe doktori ishte akoma në sallën e operacionit prej disa orësh ku u tha se po merrej me një rast shumë të vështirë.
Në ato koridore të ngushta ishin të reshtuar me 10-tra pacient që pritnin me padurim ardhjen e tij. Të baraz larguar nga njëri-tjetri, duke treguar kështu edhe shumë qytetari në respektim të rregullave të institucionit diskutonin me zë të ulët por që dëgjohej me admirim nga të gjithë. Secili sipas eksperiencës së tij fliste me admirim, respekt dhe shumë mirënjohje për doktor Besnikun.
I ditur, i aftë, duar artë, shumë i zoti, lum ai që e ka fat të hyj në duart e tij e shumë pohime si këto që ta lehtësonin pritjen dhe shtonin kureshtjen për ta njohur edhe fizikisht. Me gjithë atë eksperiencë, përvojë dhe dije e mendova të ishte një doktor në moshë dhe diku në prag pensioni përderisa gjindej akoma në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Isha në koridorin e dytë, duke respektu rradhën kur erdhi dhe nuk e kuptova cili ishte pasi sytë mu fiksuan tek një misjonare (murgeshë) e veshur me të bardha.
Pa zë dhe në heshtje prisja rradhën, ndërkohë lëvdatat mbi eksperiencat e pacientëve vazhdonin të depozitoheshin në dëgjesën tonë. Në një moment mu dha të pyes; a nuk ka të tjerë doktor këtu. Jo më thanë. Doktor Besniku është i vetmi që nuk i braktis kurrë pacientët e tij. Ka raste që rri deri në orën shtatë të darkës duke ju gjetur pranë gjithkujt për tu dhënë një ndihmë për hallin që kanë. Ai edhe nga dy operacione po t’i duhej të kryente, sërish do vazhdojë me durim të pashembullt tu japë ndihmën e tij mjeksore pacientave që kishin nevojë për konsulta.
Është i vetmi doktor që nuk bën selektime ndër pacient thonin. Dhe sa më shumë i afrohesha derës së zyrës së tij aq më shumë kuptoja se gjatë gjithë asaj pasdite ishte i vetmi doktor në atë pavjon që gjindej në krye të detyrës. Pak para se të hyja dikush foli edhe për origjinen e tij nga Vlora, por që jeton në Shkodër dhe për fatin edhe më të mirë ishte dhëndër i Malësisë së Madhe.
Sapo mu hap dera para meje u shfaq motër Marta, infermiere dhe asistentja e doktor Besnikut. E habitur nga impakti i parë, pasi në vend të një mjeku plak në prag pensioni gjeta një djalë të ri. Me shumë kulturë dhe seriozitetin e një shëronjësi human mu drejtua me fjalët…Ju jeni Rita?
Me ju kam komunikuar? Po i thashë.
Më pa, pastaj me pyeti mbi problemin që kisha.
Megjithse mundohej ta shpërfill, në mimikën e fytyrës së tij dallohej qartë një lodhje e madhe fizike, por që nuk e lejonte ta pengonte në punën e tij.
Më rekomandoi ecurinë e hapave që do të ndjek dhe me shumë mirsjellje më shpjegoi edhe mbi dyshimet e tij si profesionist ortoped.
Ndërkohë hynin pacientat e shtuar që sillnin grafitë apo analizat që u kishte kërkuar. Ajo që më bëri akoma më përshtypje ishte fakti që nuk toleronte askën të linte qoftë edhe një bakshish sado të vogël për ndihmën e dhënë, madje sa herë që pacientet (kryesisht miqt e tij) donin t’i ofronin kafe, ai u pergjigjej me dashamirsi…shërohu njëherë, pastaj kafe të ofroj unë ty!!
U largova për të kryer porositë e doktorit duke marrë me vete një mësim tejet të nevojshëm për secilin prej nesh…të qenurit human dhe të punuarit me ndërgjegje të pastër, për të përmbushur detyren tonë si njerëz dinjitoz, virtyte këto të skalitura bukur dhe hijshëm tek Doktor Besnik Mustafaj aq sa të bënin të ndiheshe shumë i vogël si njeri, para vlerave të tij.
Brënda meje e bekova me zemër, dhe në heshtje i përgëzova ata prindër që e kanë lidur dhe rritur me kaq dinjitet human.
Po në heshtje falenderova edhe qytetin e Vlorës për këtë thesar njerzor që i ka dhuruar Shkodrës në këto kohë të vështira.
Si qytetare dhe intelektuale vë theksin se këta mjek të rrallë ndoshta të pa vënë re nga politika, kanë nevojë për zërin tonë. Të mbrohen e të vlerësohen me statuse të veçanta nga shteti, minimumi tu sigurohet rroga bazë e një deputeti dhe të vishen me imunitet si personat më të rëndësishëm të kësaj shoqërie.
Uroj që shëmbulli i Doktor Besnikut të bëhet model për shoqërinë tonë e në veçanti për secilin prej nesh.
Mars 2021./Nga Rita Kalaj Shkurtaj.

Related posts

Bardh Spahia: Rinia do të jetë bashkëudhëtare e ndryshimeve që Shkodra do të ketë në drejtimin tonë 4-vitet në vazhdim

Mjeku Pëllumb Pipero në luftë për jetën, pëson goditje në tru, shtrohet me urgjencë në spital…

EMRI/ Udhëtonte me ‘Glock’ në derën e makinës, arrestohet 35-vjeçari në Lezhë…