Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSociale

Shtyllat elektrike të amortizuara afër banesave/ Banorët e lagjes Dobraç i Ri: Na rrezikohet jeta nga shtyllat dhe telat e korentit…

Shtyllat e energjisë elektrike në lagjen “Dobraç i Ri” në periferi të Shkodrës përveçse janë të amortizuara, janë të ngjitura me shtëpitë e banimit dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve.Kjo përbën një rrezik potencial për ndonjë tragjedi të mundshme duke qenë se era e fortë disa herë ka shkaktuar rrëzimin e shtyllave të improvizuara dhe shkëputjen e telave të korentit.

Banorët thonë se kanë vënë në dijeni OSHEE-në për rastin në fjalë dhe sipas tyre ende nuk është marrë asnjë masë konkrete për riparimin e rrjetit elektrik.Rreziku për jetën që këta banorë përballen është i përditshëm, ndaj edhe ndërhyrja për të marrë masa është një nevojë emergjente në mënyrë që të mos ndodh ndonjë tragjedi.

Related posts

“I burgosuri ordiner Xhevdet G., nga Shkodra, me J. Baçe, një ndyrësirë nga Vlora, e me kapter Hodon, e masakruan Zefin dhe pa i dalë shpirti, e mbuluan…”/ Dëshmia rrëqethëse e Ventigjar Hamzaraj…

EMRI/ 20 vjeçari nga Shkodra arrestohet në Portin e Durrësit, poshtë makinës i gjenden dy pako me drogë…

Luiz Ejlli shijon famën, ja shuma marramendëse që merr për një performancë në lokale e natës…