Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Shiu krijon probleme në lagjet e Shkodrës/Përmbyten disa rrugë si pasojë e mosfunksionimit të kanalizimeve…

Reshjet e shiut krijuan probleme në disa rrugë dhe lagje të qytetit të Shkodrës. Për t’i bërë ballë gropave me ujë disa herë banorët e kanë mirëmbajtur vetë rrugën.Keta të fundit e kanë të vështirë qarkullimin.Është jo më shumë se 250 metër e gjatë por që e ka vështirësuar lëvizjen për banorët e lagjes qoftë në kohë me shi kur gropat mbushen me ujë edhe në kohë vere kur pluhuri mbizotëron në lagje.Amortizimi i saj e bën të pamundur lëvizjen në këmbë gjatë dimrit për shkak të prezencës së gropave që mbulohen nga uji.

Reshjet e shiut kanë bërë të pamundur qarkullimin edhe në rrugicat e lagjes “Mark Lula”. Nëse reshjet e shiut do të vijojnë të jenë intensive, atëherë përmbytjet rrezikojnë jo vetëm rrugët por edhe banesat.Një situatë kjo e përsëritur vit pas viti dhe që nuk po gjen zgjidhje pavarësisht apelit të herëpashershëm në media. Deri në ndërhyrjen që do të realizohet në këto zona ku ka probleme, banorët janë të detyruar të jetojnë me ujin dhe baltën që mbizotëron pafund.

Related posts

Benet Beci: Është koha me e pa njëri-tjetrin në sy e me thënë: cila është më e mira për Shkodrën….

VIDEO/ Plehra të shpërndara dhe kafshë që ushqehen në to, kjo është situata në parkun Kombëtar të Thethit…

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, “Audi” përplaset me kamionçinën, një i plagosur