Shkodra Post
AktualitetKronikaSport

Një rast si ai Dwamena-s ka ndodhur 42 vite më parë në Shkodër, si humbi jetën futbollisti në stërvitje…

Sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena, ndërroi jetë tragjikisht pas një kolapsi që pësoi në fushë gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani. Por rasti i kapitenit të rrogozhinasve nuk është i vetmi në Shqipëri, pasi edhe më parë një futbollist ka humbur jetën në fushë.

Bëhet fjalë për futbollistin Suad Durraj. Në muajin tetor të vitit 1981, Vllaznia po kryente seancën stërvitore. Gjatë stërvitjes ka ndodhur një ngjarje e rëndë nga e cila u habitën të gjithë, duke filluar nga lojtarët, trajnerët dhe tifozët që ishin të pranishëm në stadiumin “Vojo Kushi”(sot “Loro Boriçi”) duke ndjekur këtë stërvitje.

Asokohe, 32-vjeçari Suad Durraj u “mposht” nga arresti kardiak që i mori jetën. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, por edhe të pjesës tjetër gjithçka rezultoi e kotë./ VeriuSport

Related posts

E rëndë në Koplik, 18 vjeçarja i jep fund jetës duke pirë Fostoksinë…

Ernest Gjoka: Vllaznia po vuan më shumë seç duhet. Nuk është veç ajo që shohim, por janë dhomat e zhveshjes

Trajneri i Kastriotit “qan” mungesat, por shpreson te një rezultat pozitiv ndaj Vllaznisë