Shkodra Post
KronikaLajmi i Fundit

Arrestohen ‘skifterat’ në 2 muaj vodhën 6 banesa dhe dogjën 4 makina në Shkodër e Vau e Dejës…

Digjnin makina dhe vidhnin sende personale, Policia arreston grupin kriminal me 5 persona në Vaun e Dejës 

Policia e Shkodrës ka ndalur ‘aventurën’ e një grupi prej pesë personash të cilët kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës për shkatërrim prone dhe vjedhje. 

Sot blutë arrestuan shtetasin K.D., 24 vjeç i cili së bashku me tre shtetasit e ndaluar të hënën, R. G., G. D., F. J., kanë djegur 4 automjete dhe kanë vjedhur shuma parash dhe sendesh me vlerë në 6 banesa gjatë periudhës shtator-nëntor 2023. Sipas autoriteteve mbetet ende në kërkim shtetasi A.N.

“Nga hetimet dyshohet se 24-vjeçari dhe shtetasit R. G., G. D., F. J. (të arrestuar dje) dhe A. N. (ende në kërkim), të organizuar si grup, më datat 18.11.2022 dhe 10.01.2023, kanë djegur 4 automjete, ndërsa gjatë periudhës shtator-nëntor 2023, kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, në 6 banesa, në Vaun e Dejës dhe në Shkodër”

Related posts

Spahia takim me përfaqësues së Departamentit Amerikan të Shtetit dhe atë të Forcave te Armatosura të RSH…

Kapet në Muriqan 37 vjeçari me 20 mijë euro të padeklaruara…

Humbi kontrollin e “Porsche-s”, duke lënë të plagosur dy persona, arrestohet 20-vjeçarja në Shkodër…