Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Zgjerimi i rrugës me shpërthim/ Kryebashkiaku Benet Beci thotë se rruga e Dukagjinit nuk do hapet me fadromë…

Pas aksidentit tragjik ku mbeti viktimë shoferi i fadromës, Bashkia e Shkodrës është duke hartuar planin për të ndërhyrë në rrugën e Dukagjinit,  me anë të minave të telekomanduara, proces i cili do të përfundohet brenda  20 ditëve. Kështu shprehet kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci.

Kryetari i Bashkisë Benet Beci dha lajmin e mirë se do të nis puna edhe në rikonstruksionin e rrugës në Bulevardin “Mehmet Pashë Plaku”, një tjetër nyje e rëndësishme e rrjetit rrugorë në brëndësi të qytetit të Shkodrës.Këto deklarata kryebashkiaku Beci i bëri gjatë inspektimit në segmentin rrugorë nga sheshi “Demokracia” në bulevardin “Bujar Bishanaku” që i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë.

Related posts

Ndahet nga jeta Eqerem Kruja, me kontribut mbi 35 vjet në arsim, simbol i mësimdhënies në Shkodër e më gjërë…

Vllaznia nuk arrin të fitojë ndaj Bylisit në “Loro Boriçi”, skudrat ndajnë pikët…

Oferta e euros “lumë” para zgjedhjeve, kursi shënon rekord të ri bie poshtë në vlera historike…