Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSociale

Gruda, fshati pa ujë/ Banorët: Kemi humbur shpresën tek institucionet…

Ndodhet vetëm pak km nga qyteti i Shkodrës por fshati Grudë në njësinë administrative Rrethina vuan mungesën e ujit të pijshëm.
Një problem ky i cili ndodh prej shumë vitesh dhe që nuk gjen zgjidhje pavarësisht apelit të banorëve. Banorët tregojnë se e kanë humbur shpesën tek institucionet dhe detyrohen të gjejnë alternativa të ndryshme për t’u furnizuar me ujë.Kjo problematikë ka ardhur pas ndarjes territoriale ku fshati Grudë , i kaloi në ngarkim Bashkisë së Shkodrës, por ndarja e re territoriale nuk është reflektuar tek furnizimi me ujë të pijshëm, për të cilin Bashkia e Malësisë së Madhe, si furnizuesja e deridjeshme me ujë e banorëve të fshatit, nuk ka arritur në një marrëveshje me Bashkinë e Shkodrës për ndryshimet në rrjet.

Related posts

Trajneri i Partizanit: Klubi është i kënaqur nga puna ime. Përsa i përket rinovimit të kontratës…

Spahia: Shkodra është gati për protestën e madhe të 3 Marsit në kryeqytet…

Vendimet e Disiplinës, Egnatia duhet të largohet nga Rrogozhina…