Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Kandidon nën siglen e Legalitetit, Valbona Quku Lisha kërkon voten e bashkëqytetarëve për këshillin bashkiak Shkoder…

Te dashur miq e dashamires, lindur ne nje familje intelektuale, nacionaliste eshte me se natyrale te mbruhesh me ndjenjen e pergjegjesise dhe dashurise jo shteruese ndaj atdheut.

Duke perjetuar historine ne vazhdimesi brez mbas brezi, eshte vertetuar se e djathta shqiptare ka luajtur rol kryesor ne shtetformimin shqiptar, ku perfaqesuesit e saj e vertetuan atdhetarizmin e tyre me perkushtim dhe sakrifica duke vene gjithnje perpara interesave vetjake ato te atdheut. Nje prej tyre ishte edhe baba jem Mentor Quku( kryetar i BK per degen Shkoder), i cili se bashku me Nikolin Destanishen ( kryetarin e Legalitetit, dega Shkoder) themeluan te Djathten e Bashkueme Shkodrane ne vitin 1996.

Ne vitin 1991 emigruam se bashku me bashkeshortin ne Itali, e ne vitin 1995 ne SHBA. Ne vitin 2018 u kthyem serish ne Shkodren tone te dashtun, ku jemi pjese e jetes se saj sociale, kulturore dhe sportive.

Ne keto momente te veshtira te se djathtes shqiptare Partia Levizja e Legalitetit kerkon kthimin e besimit dhe te shpreses tek e djathta duke theksuar vlerat e familjes, dhe ato te identitet kombetar me moton ”Atdheu mbi te gjitha” si themel i programit te saj politik. Kjo ishte edhe arsyeja qe me dha shtyse ta pranoj ftesen per perfaqsim ne Keshillin Bashkiak nen siglen e Levizjes se Legalitetit.

Kam kenaqesine dhe nderin qe ne emer te Partise Levizja e Legalitetit, por pse jo edhe si intelektuale, nene dhe grua t’ju bej thirrje, tek fleta e votimit per keshilltar bashkiak, voto numrin 5, PARTIA LEVIZJA E LEGALITETIT.

Te jeni te bindur, se ne listat e ketij subjekti do te gjeni perfaqsues me dinjitet, aftesi profesionale, trashegimtare te familjeve me tradita te djathta qe do dijne tju perfaqsojne ju dhe interesat tuaja.

Voto per numrin 5 duke besuar se Partia Levizja e Legalitetit do te ndikoje te dalim nga gjendja aktuale e politikes shqiptare e cila rrezikon te kthehet ne nje politike monopolizuese duke rrezikuar dinjitetin dhe vlerat e demokracise qytetare.

Ju ftoj te na bashkoheni ne kete perpjekje per bashkim, voto numrin 5 Partia e Levizjes Legalitetit per tu ba pjese e nji zani polifonik ne Keshillin Bashkiak, votoni per nje komunitet ma demokratik qe reflekton ne nji qeverisje demokratike.

Voto #5 PLL, eshte momenti per ndryshim, duke voter ne kete sigel ke votuar per nji shoqeri me vlera humane, te lire me zgjedhe te ardhmen ne vendin e saj dhe jo rrugeve te emigracionit.

Nese besoni ne vlera, familje edhe shtet demokratik, votoni per te percu ne menyre transparente, interesat tuaja ne Keshillin Bashkiak.

Vota juaj vlen!

Voto Partia e Legalitetit,

Voto #5!!

Related posts

Kryebashkiaku Spahia inspekton punimet në shkollën “Azem Hajdari”…

FOTO/ Problemet e arsimimit me kandidatët e Berishës: Zef Hila e nis në Turqi, e mbaron në Shkodër…

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës!…