Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Dy të moshuar humbin jetën brenda pak orësh në Shkodër, njëri bie aksidentalisht nga kati i 7-të…

Shkodër/Informacione paraprake

-Rreth orës 12:45, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte, shtetasi Z. I., 74 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

-Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Grupe hetimore vijojnë të punojnë për të sqaruar rrethanat e këtyre ngjarjeve.

Related posts

Aksident pranë fshatit Beltojë në Shkodër, plagoset rëndë 61 vjeçari…

Benet Beci letër publike punonjësve të Bashkisë Shkoder…

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 21 vjeçari në pikën kufitare Hani Hotit…