Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSociale

49 vite në sherbim të qytetarëve/ Ali Vorfa e ka nisur punën në vitin 1975 si shpërndarës i postës në Shkodër…

I është përkushtuar shërbimit postar prej 49 vitesh nga mëngjesi në darkë. Ali Vorfa e ka nisur si shpërndarës i postës në vitin 1975 dhe që prej asaj kohe i është përkushtuar plot pasion punës së tij në Filialin e Shkodrës të Postës Shqiptare.Që nga kartolinat dhe deri tek epoka e re digjitale, natyra e shërbimit postar ka ndryshuar vazhdimisht por puna nuk është ndalur asnjëherë.

Momente të bukura ka kaluar plot por edhe ato të vështirat nuk kanë munguar.Ali Vorfa është në prag të pensionit dhe si një punonjës i përkushtuar i Postës, ai thotë se çdokush që kërkon të jetë pjesë e saj duhet të udhëhiqet nga disiplina dhe komunikimi.Çdo vit me datën 9 tetor, kremtohet “Dita Botërore e Postës”, që shënohet në përvjetorin e Unionit Universal Postar (UPU), i cili filloi në 1874, në Zvicër. Që atëherë, vendet në mbarë botën marrin pjesë në festime, për të theksuar rëndësinë e shërbimit postar.

Related posts

LAJMI I FUNDIT/ Policia e Shkodres arreston autorin e vrasjes së 51-vjeçarit një ditë më parë…

Vriten babë e bir në Shkodër/ Një natë më parë iu dogjën shtëpinë, sot i ekzekutuan, kush janë viktimat (Emrat)

Benet Beci përplaset me analistët! Planet për Shkodrën e fondet “pa limit” nga Rama…