Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Pasaportat dhe ID-të e reja, Ministria e Brendshme: 26 korriku, afati i fundit i aplikimit përmes kuponëve të “Aleat”

Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 korrik 2023.

Nga data 1 Gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.

Njoftim për mediat:

Në 31 Korrik 2023 përfundon kontrata koncesionare e prodhimit të dokumenteve biometrike

Prej 1 Gushtit 2023, e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”

Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023.

Nga data 1 gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.

Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” janë të angazhuara të garantojnë standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me ID karta e pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit.

Related posts

Shkreli: Në Ashtë dhe në çdo fshat të Vau Dejësit, infrastruktura dhe kanalet vaditëse jane emergjencë të cilat do të realizohën…

“T’i sjellim titullin kampion Shkodrës”, flet Bekim Balaj: Sulmuesi për gola merret, ja pse zgjodha Vllazninë…

Velipojë/ Gjendet i pajetë një 70 vjeçar…