Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Dy rrugë behem me një sens kalimi për automjetet, bashkia Shkodër jep njoftimin…

Të nderuar bashkëqytetarë!

Me qëllim lehtësimin e qarkullimit brenda qytetit, duke filluar nga dita e hënë, datë 10. 07.2023 do të ketë ndryshime të sensit të lëvizjes së automjeteve në dy rrugë.

  1. Në rrugën “Zogu l” (Parrucë – Xhabiej), lëvizja e mjeteve do të lejohet vetëm në drejtimin në dalje.
  2. Me një sens lëvizje do të jetë qarkullimi i mjeteve edhe në rrugën “Daut Boriçi” (Ura Dervishbeg) nga rrethrrotullimi tek sheshi “Isa Boletini” (Perash) deri tek rrethrrotullimi i Parrucës.

Në këtë ndryshim, në drejtimin e lëvizjes, përfshihet edhe shërbimi i transportit urban në qytet. 
Lëvizja e autobusëve të shërbimit urban do të jetë në njëjtin sens si edhe për mjetet e tjera, duke u zhvendosur stacionet e udhëtarëve në drejtim të hyrjes në qytet në rrugën “Mehmet Pashë Plaku” (Perash) dhe në rrugën “Daut Boriçi” (Ura Dervishbeg).

Vendstacionet e reja do të jenë

  1. Rrethrrotullimi në hyjre.
  2. Në rrugën “Mehmet Pashë Plaku” (Perash), në afërsi të shkollës “Kol Idromeno”.
  3. Në hyrje të sheshit “Isa Boletini”.

Apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve për respektimin e këtyre ndryshimeve që  do të shoqërohen edhe me vendosjen e sinjalistikës përkatëse.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

Related posts

Zjarri shkakton dëme të shumta materiale, reagon spitali i Shkodrës: S’ka pacientë të lënduar, po merren masa…

Rriten tarifat e patentave, por zgjatet vlefshmëria! Kur hyn në fuqi vendimi

Lazër Kodheli, fotografi i mbi 200 pozave të shkrepura në film…