Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Vau i Dejës/ Ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe dëmtoi orenditë shtëpiake, vihet në pranga 34-vjeçari…

Vau i Dejës/Ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe dëmtoi orenditë shtëpiake, vihet në pranga 34-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë arrestuar shtetasin N. P., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit N. P., një sasi të vogël lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Bastiste raftet e supermarketeve, policia identifikon dhe arreston 22-vjeçarin shkodran…

Mirmengjes nga Shllaku, Shkreli: Prej ditësh ka nisur puna për shtrimin e rrugës me çakull…

Ndërhynte tek gjyqtarët për lehtësimin e procedurave kundrejt pagesës/ Arrestohet polici në Tiranë (EMRI)…