Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

TOM DOSHI: BARBULLUSHI MBËSHTET PSD DHE SHKRELIN…

Banorët e Barbullushit në Vau Dejës mirëpritën kryetarin e Partisë Social Demokrate Tom Doshi. Në fjalën e tij kreu i PSD Doshi tha të gjithë banorët e Vau Dejësit mbështesin PSD dhe kandidatin e PS për kryetar bashkia Kristian Shkreli.

Kandidati Shkreli bëri të ditur disa prej investimeve të rëndësishme në Barbullush. Kryetari aktual i bashkisë Vau Dejës Mark Babani tha se bashkë me banorët do japë gjithë mbështetjen e tij për kandidatin Shkreli në këto zgjedhje.

Banorët e Barbullushit deklaruan se vota e tyre do të shkojë për PSD dhe kandidatin Shkreli duke qenë se besojnë në zhvillimin e mëtejshëm të zonës së tyre dhe krejt bashkisë Vau Dejës.

Related posts

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, 5 ndeshje pezullim për lojtarin e Tiranës

VIDEO/ Ekzekutohet brenda në banesë 51 vjeçari në Shkodër…(EMRI)

(EMRI) Kë shkarkoi Bashkia Shkodër nga puna?