Shkodra Post
AktualitetSport

Thashethemet për zhvendosjen e finales së Champions League nga Stambolli, UEFA del me qendrim zyrtar

Kohëve të fundit është përfolur shumë për një zhvendosje të finales së UEFA Champions League nga Stambolli në një vend tjetër. Kjo gjë nuk do të ndodhë dhe ka qenë vetë shtëpia më e madhe e futbollit në Europë (UEFA) që e ka konfirmuar.

“Duke marrë shkas nga disa lajme të pabazuara të publikuara në media, UEFA dëshiron të qartësojë edhe një herë pozicionin që kemi në lidhje me finalen e Champions League 2023.

Siç është programuar, ndeshja do të zhvillohet në Stamboll në 10 qershor 2023. UEFA nuk ka asnjë përplasje me institucionet politike, qeveritë apo federatat kombëtare”, thekson UEFA.

Finalja e UEFA Champions League 2022/23 do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik Atatürk të Stambollit të shtunën më 10 qershor 2023.

Related posts

Njihuni me skuadrën më ‘agresive’ të Superiores

Kandidati Benet Beci e hap ditën me pallatin e “kinezëve” të rikonstruktuar…

Policia e shkodres arreston dy përsona, dy të tjerë procedohen në gjendje të lirë…