Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shkodër/ Vodhi 6 koshere me bletë, identifikohet dhe vihet në pranga 50-vjeçari…

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin S. P., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi më datë 04.05.2023, gjatë natës, në fshatin Hysaj, Malësi e Madhe, i ka vjedhur shtetasit B. H., 6 koshere me bletë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 6 kosheret e bletëve, të cilat shtetasi S. P. i kishte fshehur në fshatin Ganjollë, Shkodër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Çelet sezoni turistik në Velipojë, Spahia: Do të jetë një sezon i mbushur me aktivitete dhe që do të shënojë bum turistësh…

Kristian Shkreli thumbon Zef Hilen: Humbja po e bën të përpëlitet! I kanë mbetur vetëm 14 ditë përpara shporrjes totale…

Shkodër/ Vihen në pranga 5 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë…