Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Miratohet projektligji për urën mbi lumin Buna, pas votimit opozita braktis seancën plenare…

Seanca e parë plenare pas zgjedhjeve të 14 majit ka zgjatur më pak se një orë.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme janë miratuar dy projektligje, ai për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna dhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Shqipërisë dhe qeverisë gjermane. Pas votimit, opozita u largua nga seanca.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist Taulant Balla e konsideroi “çmenduri” largimin e opozitës, ndërsa i kërkoi atyre të bashkëpunojnë për të gjetur dakordësi për një sërë çështjesh, duke përmendur edhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

“Ne jemi këtu për të thënë se do dimë ta lexojmë këtë mbështetje të madhe dhe inkurajim për të shkuar përpara. Historia që në këto vite humbësi e sheh fajin te kundërshtari dhe asnjëherë nuk bën një analizë të vetën për të kuptuar se çfarë ka bërë gabim, të insistosh në të njëjtin gabim është çmenduri. E kemi nisur Kuvendin me 2 vendime të rëndësishme, i pari për investimin që i jep Shkodrës një lidhej të re me Ulqinin, ura mbi Bunë që na jep mundësinë që diçka që na ka munguar prej shumë kohësh, i jep Shkodrës një qasje të re në një treg edhe më të madh të turizmit. Ndërkohë pika tjetër lidhet me një marrëveshje me Qeverinë Gjermane me pjesën më të madhe të bashkive, të gjitha qarqet kanë akses në këtë marrëveshje të re për të përmirësuar strukturën rrugore. Janë dy projektligje të rëndësishme dhe apeli im është që opozita t’i rikthehet punës në Kuvend dhe të punojmë bashkë për shumë çështje me rëndësi. Jemi gati të vijojmë bashkëpunimin tonë për çështje me rëndësi. Të mbyllim edhe procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Nga e hëna do i kërkojmë opozitës të ulemi për të dakordësuar kandidatin që do të jetë edhe Avokati i Popullit”, tha Balla.

Ura 310 metra e gjatë do të shkurtojë rrugën nga Mali i zi drejt Shqipërisë duke kaluar nga Ulqini drejt Velipojës, nga 70 kilometra në vetëm disa kilometra. Kostoja e urës dhe pikës kufitare do të shkojë deri në 20 milionë euro dhe do të ndahet 50% me 50%.

Related posts

Trajneri i Partizanit: Klubi është i kënaqur nga puna ime. Përsa i përket rinovimit të kontratës…

Spahia në rajonin nr.5: Besimi që tregojnë ndaj alternativës tonë, dëshmia më e bukur e fitores së madhe të 14 Majit…

I nxorën fotot si vrasës i Nikulajt, portugezi reagon në TikTok: Nuk jam unë ai që përmendni në lajme (Zbulon shtetin ku ndodhet)