Shkodra Post
AktualitetSport

Malota paralajmëron Vllazninë për kupën: Do bëjmë të pamundurën që të shkojmë në finale se gjynah ky ekip të mos e konkretizojë atë epërsi

Renato Malota ka qenë protagonist i fitores 2-0 të Egnatias ndaj Bylisit, pasi goli i tij ishte ai që i dha avantazhin skuadrës.

“Që para gjysmëfinales së parë të Kupës kam pasur probleme me gjurin, jo shumë serioz, por do kohën e rikuperimit, gjë që nuk e kemi pasur se po luajmë çdo 3-4 ditë. Janë ndeshje të rëndësishme dhe duhej të sakrifikoja. Përsëri kemi ndeshjen e Kupës, nuk kam momentin të pushoj, por do të shtrëngoj dhëmbët, nuk kam rrugë tjetër.

Normalisht jam i lumtur për golin se ishte e vështirë, dihet tashmë që na mbrohen dhe është e vështirë t’i çajmë. Goli im hapi lojën. Pastaj kishim mundësi të bënim të tjerë, e rëndësishme është që morëm tre pikët. Goli është për trajnerin, për vështirësitë që po kalon.

Tani jemi në gjysmë të rrugës se na pret një ndeshje shumë e vështirë e Kupës ndaj Vllaznisë. Do bëjmë të pamundurën që të shkojmë në finale se gjynah ky ekip të mos e konkretizojë atë epërsi.

Po Milani në finale? Sigurisht, Milani të rreh me fanellë”, tha Malota për “Oversport” pas ndeshjes. /panoramasport

Related posts

Spahia: Entuziasmi dhe mbështetja e treguar nga banorët e Oblikës, Obotit dhe çdo fshati të njësisë administrative Ana e Malit…

Shkoder/ Virozat e stinës tek fëmijët, Naraçi: Fluks normal në pediatrinë e spitalit, vetëm 8 fëmijë të shtruar…

Sulmet nga qentë endacakë/ Në një muaj, 30 raste në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër…