Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

LAJMI I FUNDIT/ Policia e Shkodres arreston autorin e vrasjes së 51-vjeçarit një ditë më parë…

Shkodër/ Pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje, Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga shtetasi Lekë Vuksani, 34 vjeç, banues në Shkodër.

Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 12:15, të datës 02.05.2023, në lagjen “Tom Kola”, vrau me armë zjarri automatik, në banesë, shtetasin Petrit Vuksani, 51 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Related posts

E sotmja është një ditë e rëndësishme shprese për Shkodrën dhe Shqipërinë. Përmes votës tonë, projektojmë të ardhmen që do të ketë Bashkia Shkodër…

Shkodër, Lëvizte me armë zjarri pistoletë në qytet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari

Dy aksidente të ndryshme, humbin jetën dy të rinj në Shkodër…