Shkodra Post
Uncategorized

Kantieri i rrugës Velipojë – Shëngjin/ Spahia: Mjafton një inspektim i thjeshtë për të kuptuar gënjeshtrat e kësaj qeverie…

Mjafton një inspektim i thjeshtë për të kuptuar gënjeshtrat e kësaj qeverie. Kantieri i rrugës Velipojë – Shëngjin është braktisur prej muajsh nga firma e kontraktuar për kryerjen e punimeve. Mjetet dhe punëtorët janë larguar nga kjo zonë, ndërsa e vetmja gjurmë e mbetur është tabela me afatin e pambajtur të punimeve.

Me të drejtë banorët e Rrjollit ma shprehën këtë shqetësim por edhe më treguan dëmet që janë bërë në zonë nga punimet e kryera pa studim të mirëfilltë.

Janë miliona lekë të taksapaguesve shkodranë e shqiptarë që hidhen kuturu nga babëzia e kësaj qeverie, ndërsa bazamenti i rrugës ende pa përfunduar ka nisur të shëmbet. Projektet 3D nuk mund t’i gënjejnë shkodranët!

Related posts

Vonesa dhe polemika, Vllaznia merr fitore të artë për Europën përballë Teutës…

Përdorte lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 55-vjeçari në Shkodër…

Rehabilitimi i rrugëve të qytetit/ Bulevardi “Mehmet Pashë Plaku” do të rivishet me asfalt në tërë gjatësinë e tij…