Shkodra Post
AktualitetSport

Ish arbitri Jemini: Edhe mua më dënuan se fola në media. Të dalin dhe të tregojnë arsyen pse nuk arbitron Enea Jorgji

Mungesa e Enea Jorgjit që prej 3 prillit në një ndeshje të Superiores, është shndërruar në një situatë shqetësuese. Në lidhje me këtë mos arbitrim të gjyqtarit me stemën e FIFA-s, foli edhe ish-arbitri, Lorenc Jemini.

I ftuar i përhershëm në studion e “Procesit Sportiv”, Jemini ndër të tjera deklaroi:

“Enea Jorgji ka që në 3 prill që nuk arbitron në Superiore. Ndeshja e fundit ka qenë në Kategorinë e Parë, Dinamo-Kastrioti. Jam interesuar për të mësuar pse nuk arbitron, nuk jep asnjë asnjë shpjegim. Ai nuk është arbitër dosido, është ndërkombëtar. Eshtë gjyqtari më i mirë. Duhet të dalin dhe të japin një arsye.

Në qoftë se është i dëmtuar, duhet të jepet shpjegim. Kjo hamullia, mund të jetë e vërtetë për shkak të deklaratës që dha në intervistë.

Të dalë shefi i arbitrave dhe ai i shoqatës të japë një shpjegim për mediat. Kur kam dalë për herë të parë në Procesin Sportiv në 2015, më lanë nja 3 javë pushim. Ndoshta dalja në media, mund të jetë një arsye”, u shpreh Jemini.

Related posts

Spahia në rajonin nr. 3: programi ynë është alternativa e duhur dhe e vetmja për Shkodrën…

Bardh Spahia takim me banorët e fshatrave Dobraç, Golem dhe Bardhaj të njësisë administrative Rrethina…

Zbulohen 2 ‘shtëpi bari’ në Krujë, arrestohen dy vëllezërit…