Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Doshi: kandidati i PS Kristian Shkreli ka mbështetjen e gjithë banorëve të Vau Dejësit…

Partia Social Demokrate do të vijojë që të jetë forcë e parë edhe në këto zgjedhje në Temal dhe gjithë bashkinë Vau Dejës, deklaroi kryetari i PSD Tom Doshi në një takim me banorët e asaj zone.

Kryetari i PSD Doshi tha se kandidati i PS Kristian Shkreli ka mbështetjen e gjithë banorëve të Vau Dejësit.

Kandidati i PS për Vau Dejësin Kristian Shkreli u shpreh se rruga e Komanit gjatë mandatit katër vjeçar doi të rikonstruktohet.

Kryetari i bashkisë Vau Dejës Mark Babani dhe nënkryetari Mark Zhuri deklaruan se ajo zonë në këto katër vite është zhvilluar ndryshe nga më përpara kur kanë munguar investimet.

Banorët e Temalit thanë se mbështetja e tyre do jetë për PSD dhe kandidatin Shkreli.

Më pas një tjetër takim u zhvillua në Vau Dejës. Kryetari i PSD Doshi tha se gjatë mandatit të PD qytetarët e asaj zone janë shtypur.

Në Vau Dejës, kandidati i PS Shkreli deklaroi se premtimet e dhëna deri më tani do të realizohen të gjitha.

Banorët e njësisë Vau Dejës u shprehën se në zgjedhjet e 14 majit mbështetja e tyre për PSD do të jetë masive për t’i dhënë një fitore të thellë atje.

Related posts

E rëndë në Muriqan, humb jetën 60-vjeçari

“Do të ketë përplasje”, Hoxha komenton tritolin ndaj Ndrecës: Njollosi fushatën, nëse donin ta eliminonin fizikisht…

Vllaznia kthehet te fitoret, pikë qetësie në transfertë ndaj Skënderbeut të mbetur me 10 lojtarë…