Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Benet Beci firmos “Paktin për Zhvillimin e Futbollit në Shkodër 2023-2027″…

Sporti është një nga shtyllat që shënjon karakterin e Shkodrës e vëmendja është e domosdoshme, ndaj iu përgjigja menjëherë ftesës së ardhur nga Klubi i Futbollit Vllaznia. Për herë të parë në historinë e tij, ky klub ka hartuar një dokument strategjik për t’u zbatuar gjatë katër viteve të ardhshme, i quajtur “Pakti për Zhvillimin e Futbollit në Shkodër 2023-2027”

Dokumenti më është paraqitur edhe mua, si kandidat i mundshëm për të drejtuar Bashkinë Shkodër, ndaj kam shprehur agazhimin dhe mbështetjen time në zbatimin e këtij pakti. Takimi prezantues që u organizua me praninë e të gjithë drejtuesve dhe lojtarëve të Klubit të Futbollit Vllaznia, më dha mundësinë të shpreh vlerësimin tim dhe të nënshkruaj publikisht këtë dokumet strategjik.

KF Vllaznia është padiskutim një vlerë për Shkodrën, por unë do të bashkëpunoj me të gjithë organizmat dhe grupimet që lidhen me sportin në bashkinë tonë. Shumë faleminderit për mundësinë që më dhatë!

Related posts

Finalja AEK-PAOK, shanset e organizimit në Tiranë janë të vogla, në avantazh është…

Kandidon nën siglen e Legalitetit, Valbona Quku Lisha kërkon voten e bashkëqytetarëve për këshillin bashkiak Shkoder…

Bardh Spahia: Me Alba Alishanin në A2CNN folëm për 14 Majin, Betejën e Shkodrës…