Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Vllaznia kampione kombëtare në Atletikë U18/ Kryetrajneri Albert Marashi, premton tituj të tjerë në vazhdim…

Vllaznia për meshkuj dhe Skënderbeu për femra, janë ekipet kampione të Shqipërisë për kategorinë e 18-vjeçarëve. Garat e kampionatit të kësaj grupmoshe u zhvilluan pasditen e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës duke u ndjekur nga afër edhe nga publiku shkodran. Ashtu si edhe në të gjitha aktivitetet e tjera të të gjitha grupmoshave, ekipi i Vllaznisë ka dominuar tërësisht në konkurimin e meshkujve duke merituar titullin kampion. Krahas sportistëve kuqeblu, meritë në këtë sukses kanë edhe katërshja e trajnerëve shkodranë, Albert Marashi, si dhe kolegët e tij Bruno Rrotani, Jetmir Jahaj dhe Dorjan Tafa. Pas aktivitetit, Albert Marashi në cilësinë edhe të kryetrajnerit të atletikes shkodrane, ka folur për suksesin kuqeblu.Në vijim, kryetrajneri Albert Marashi, flet për atletët më të dalluar në këtë aktivitet, mes të cilëve veçon, talentin e kërcimit së gjati, Erdi Duka.Pas kampionatit të 18 vjeçarëve, Shkodra do të mirëprese edhe dy aktivitete të tjera gjatë këtij muaji. Me 19 prill kupa në nderim të figurave të atletikes shkodrane, Gëzim Mema dhe Vildan Tufi, të ndarë nga jeta pak kohë më parë, si dhe Kupa e Shqipërisë për të rritur që do të zhvillohet me datë 24 prill.

Related posts

Benet Beci me sportistë e trajnerë të Shkodres/ Për Shkodren që i ka mësuar Shqiperisë sa i rëndësishëm është sporti…

Vllaznia me skemë të re, mesfushë e dendur dhe Balaj-Kaina në sulm. Ja si pritet të jetë formacioni në debutimin e Sedloskit…

Ra aksidentalisht nga kalaja e Shkodres humb jetën një përson…