Shkodra Post
Sport

Të dielën, Kukësi-Vllaznia, trajneri Osmani: Ndeshja e rëndësishme , por fiton Vllaznia…

Me seancën stërvitore të paradites së shtunë, kuqeblutë e Vllaznisë  i kanë dhënë fund përgatitjeve anti-Kukësi, takim që luhet  të dielën, ora 14:00 në kuadrin e javës së 28-të të Superiores së futbollit shqiptar. Përpara seancës stërvitore, trajneri i kuqebluve Qatip Osmani ka folur për mediat në konferencën e zakonshme të shtypit.

Në vijim, Osmani foli edhe për mungesat e rëndësishme të mbrojtësit Smajli dhe mesfushorit Krymi, ndërkohë që bëri të ditur se portjeri Jurgen Mehidri është i gatshëm.

E pyetur për Kupën, trajneri Qatip Osmani, u shpreh optimist që Vllaznia do ta kalojë edhe Egnatian për të shkuar në finale duke synuar fitimin e trofeut.

Related posts

Boksieri Nelson Hysa, i shpallur 21 herë kampion, rrëfen karrierën: Gjithmonë vesh para dorezën dhe këpucën e djathtë

Portieri i Tërbunit të Pukës përfundon në spital, u godit me taka në fytyrë nga lojtari i Turbinës së Cërrikut.Arbitri shkodran Albano Stolaj ndërpret ndeshjen…

Një karrierë me trofe. Lojtari shkodran tërhiqet nga basketbolli