Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

VIDEO/ Bie ne prangat e policise se shkodres 58 vjecari i cili kishte kultivuar 220 rrenje kanabis…

Shkodër/ Kontrolle intensive në të gjithë qarkun, në kuadër të planit operacional policor antikanabis të koduar “Masat Parandaluese”.

Goditet që në fazë fillestare, një rast tjetër i tentativës për të kultivuar bimë narkotike.

Zbulohet një serë e përshtatur për kultivimin në kubikë, të 220 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kësaj tentative për të kultivuar bimë narkotike, si dhe asgjësohen fidanët me anë të djegies.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në vijim të planit operacional policor antikanabis të koduar “Masat Parandaluese”, kanë goditur një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. C., 58 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, Shkodër.

Gjatë kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca informative, në vendin e quajtur “Prroni i Zi”, në fshatin Ura e Shtrenjtë, në pronën private të 58-vjeçarit, shërbimet e Policisë zbuluan një serë të vogël, të përshtatur për kultivimin në kubikë, të 220 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi.

Disa nga fidanët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, vijojnë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Vrasja e Nikolin Lekstakaj, gjendet një automjet i djegur në Gjadër, brenda kishte një kallashnikov…

Benet Beci: Albumi i një pasditeje mes banorëve të lagjeve pranë stacionit te trenit…

EMRI/ Vrasje me armë zjarri në Hot të Ri, humb jetën 33 vjeçari…