Shkodra Post
AktualitetSport

Taipi: Duhet të largohemi nga zona e ftohtë dhe të çojmë Kukësin në Europë

Kukësi nuk po bën një sezon të mirë, duke qenë larg objektivave të fillimit, megjithatë Shqiprim Taipi është i bindur se skuadra mund të arrijë në Kupat e Europës. Në një intervistë për emisionin sportiv “Panorama Sport”, në “Panorama Tv”, mesfushori i verilindorëve analizoi skuadrën e tij, teksa u ndal edhe te ecuria e kampionatit, kontrata që përfundon dhe merkatoja.

1 pikë larg Teutës? Luftojmë për mbijetesë por kemi edhe 7 ndeshje. Kemi Partizanin, Egnatian. Jemi të përgatitur fizikisht dhe psikologjikisht për të arritur në rezultat pozitiv dhe me këto 7 finale, duhet të largohemi nga zona e ftohtë dhe të çojmë Kukësin në Europë.

Ndeshja me Kastriotin? Të dielën kemi Kastriotin që nuk është e lehtë dhe lufton për pikë. Do të përgatitemi nga trajneri sepse është si finale dhe duhet ta fitojmë patjetër.

Trajneri? Ka ndikuar shumë nga na e qetësisë dhe lojës. Hallaçi ka qenë kapiten i Kukësit dhe e njeh ambientin. Ka qenë plus i madh.

Ndryshimi i trajneri? Hallaçi është më i qetë nga të tjerët dhe na lë në fushë të luajmë. Ky ka qenë çelësi i suksesit.

Aspekti personal? Është viti i dytë dhe jam shumë mirë. Në fund të kampionatit më përfundon kontrata. Të them të drejtën nuk ka qenë një sezon perfekt sepse e dimë të gjithë që nuk e filluam mirë.

E ardhmja? Të them të drejtën ende nuk e kam diskutuar me klubin dhe ende nuk kam vendosur. Duhet të luaj deri në fund këto finale dhe nëse do Zoti të iki në Europë. Më pas të iki.

Vëllai? Është gjë e mirë por edhe e vështirë. Të jesh me vëllain kapiten, është më e vështirë për të sepse ka përgjegjësi për vete dhe për mua. Jam shumë i lumtur që ka ndodhur kjo gjë sepse nuk e di a do të përsëritet.

Kritika? Unë i tregoj më shumë që të kujdeset mbrapa. Nuk e di si do të jetë e ardhmja, por Gjelbrimi i duhet Kukësit.

Më shumë gola? Nuk bëhem xheloz por shumë i lumtur. Ai është më shumë sulmues ndërsa unë defensiv. Kur shënon ai është sikur kam shënuar unë.

Skuadra që ka surprizuar? Skuadra që më ka surprizuar është Egnatia sepse po bën sezon të mirë dhe ka lojtarë me cilësi. Ka qenë një sezon i luftuar nga të gjitha, si Erzeni nga fillimi deri më tani. Ishte një kampionat interesant.

Related posts

Bardh Spahia uron Pashkën Ortodokse: Qofshin të bardha e të mbushura me mbarësi për çdo familje…

Shkodër/Arrestohet autori i plagosjes së trefishtë, të ndodhur mesditën e sotme…

VIDEO/ Dy shkodranët bënin kerdinë në Durrës duke vjedhur me dhunë, nJëri arrestohet tjetri në kërkim…