Shkodra Post
AktualitetSport

Hyka: Doja të mbyllja karrierën te Tirana, por drejtuesit menduan se problem është…

Ish-lojtari i njohur i kampionatit shqiptar dhe Kombëtares, Jahmir Hyka dha këndvështrimin e tij në emisionin “Sport News” në televizionin “News 24” për çështje të ndryshme.

Hyka u pyet për Tiranën, për titullin e mundshëm dhe natyrisht për vështirësitë që futbollistët hasin në Superiore duke deklaruar:

“Mua mu bë shumë qejfi që Dinamo dhe Skënderbeu u ngjitën në Superiore, janë dy ekipe që kanë bërë histori. Shpresoj që vitin tjetër të luftojnë për titullin kampion.

Kjo fitore e Tiranës nuk mbyll çështjen titull, por bën që bardheblutë të afrohen shumë. Duke ditur sa ekip i vështirë është Vllaznia, mendoj se ishte një hap shumë i rëndësishëm për titullin. Tirana ka qenë më mirë në këto ndeshjet e fundit.

Nëse vazhdojnë me këtë ritëm, Tirana mund ta fitojë titullin. Tirana ka qenë përherë ekipi im i zemrës, doja ta mbyllja te Tirana por nuk ishin mundësitë pasi drejtuesit vendosën të mos më përfshinin në ekip. Menduan se problem është mosha” – deklaroi Hyka.

Related posts

Shkreli: Banorët në lagjen “Pallate” dhe “Kapedani” sot gëzojnë nje kënd të ri sportiv! Objektiv mbetet që kënde të tilla ti kemi në çdo zonë!…

Ndryshon ligji për të dhënat sekrete…

Ish lojtari: Besëlidhja nuk kthehet shpejt, rënia erdhi nga një grusht njerëzish të veshur me pushtet