Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni i njohur në Shëngjin, kandidat për deputet nga Partia e Tom Doshit…

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në një lokal në afërsi të portit të Shëngjinit.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e atentatit me armë ka mbetur i vdekur shtetasi Ardian Nikulaj, i cili mbante dhe mbiemrin Marku.

Ky i fundit ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, me partinë e Tom Doshit.

Nikulaj, 51-vjeç, është babai i 4 fëmijëve, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e atentatit të kryer ndaj tij.

Mësohet se viktima është ekzekutuar në lokalin në pronësi të tij, pranë pedonales së Shëngjinit.

Nikulaj është një personazh me ndikim në zonën e Shëngjinit, që për disa kohë ka mbajtur dhe postin e drejtorit të ALUIZNI-t.

Ai ka qenë i akuzuar dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, që mbante poste publike ndërsa kishte dosje të hapura për disa vepra penale, përfshirë atë të vrasjes.

Edhe në këto zgjedhje Nikulaj kandidonte për këshilltar bashkiak, po nën logon e PSD-së .

Related posts

Ndryshojnë çmimet, nafta shtrenjtohet! Sa do të shiten karburantet nga sot…

Bashkia Shkoder njofton qytetaret: Ditën e nesërme, dt. 17.10.2023, është parashikuar ndërhyrja në rrugën nga Sheshi “Demokracia” në bulevardin “Bujar Bishanaku”…

VIDEO/ Arrestohen ne Vau-Dejës 2 shtetas, u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike…