Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, zbardhet dëshmia e të arrestuarit: Shoku i ngacmoi të dashurën…

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e masnatës së djeshme ku humbi jeten 20 vjeçari Stiven Toshkëzi.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Ensi Maze i cili ra në prangat e policisë pak orë pas ngjarjes, ka deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Aksel Hoxhaj i cili ende ndodhet ne arrati.

Ensi Maze ka shtuar se ka pak ditë që është kthyer nga Holanda ku është edhe me studime. Pasi ka takuar shokun e tij Akselin ai i ka tregur se para disa kohësh ka pasur nje konflikt me viktimën dhe pretendonte se e ky i fundit e kishte rrahur.

Më tej Maze ka deklaruar se motivi i konfliktit të tyre ishte një vajzë të cilën e pëlqente Aksel Hoxhaj që e kishte në të njëjtën klasë, por ajo ishte në një marrëdhënie me viktimën.

Ensi Maze ka shtuar se është përpjekur t’i ndajë, por situata ka agravuar për shkak se viktima ka pretenduar se Aksel Hoxha e shqetësonte vazhdimisht të dashurën e tij. 

Akseli njihej si person problematik në zonë dhe shkollë, ndërsa Maze ka deklaruar se miku i tij i ka shprehur se do të takoheshin me viktimën por nuk kishin lënë një datë fikse.

Ndërsa natën e ngjarjes i kanë bërë prite. Ai ka deklaruar se do shkonte me shokun vetëm për t’u sqaruar.

Stiven Toshkëzi u godit me thikë pranë banesës së tij nga dy të rinjtë, duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në spital.

Related posts

EMRI/ Plagoset me armë zjarri një 27 vjeçar në Velipojë…

Parkimet dyshe shkak për trafikun në Shkodër/ Parkimet dyshe në rrugët e qytetit vijojnë të jenë një problem shqetësues…

VIDEO/ Nënkryetari i PD: Nga Shkodra janë nisur me mijëra protestues drejt kryeqytetit…