Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Emri/ I akuzuar për kultivim kanabisi, ekstradohet nga Italia i riu nga Shkodra…

Është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi Gjon Kodraj, banues në Shkodër, pasi është i akuzuar  për kultivimin e rreth 1,100 bimëve kanabis në fshatin Pult të qytetit verior.

Kjo ngjarja për të cilën akuzohet 31-vjeçarit ka ndodhur në vitin 2016, ndërsa kapja i tij u bë e mundur nga bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar që fshihen në këto dy vende dhe ekstradimin e tyre në vendin ku ata kanë kryer veprën/veprat penale, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi Gj. K., 31 vjeç, banues në Shkodër. 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. 

Shtetasi Gj. K. dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2016 ka kultivuar në territorin e fshatit Pult, Shkodër, rreth 1100 bimë narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia, gjatë kontrollit të territorit të këtij fshati.

Related posts

Dy të proceduar penalisht dhe një i shpallur në kërkim në Shkodër…

VIDEO/ Bashkia e Shkodrës po finalizon një tjetër investim infrastrukturor në rrugën “Dragushej”…

Shkodër/ Ushtroi dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, në ambientet e Gjykatës së qarkut, arrestohet autor…