Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Nga hekurthyes në avokat, historia e shkodranit që sot kandidon në Breshia të Italisë…

Artan Bashli është shkodrani me një histori shumë frymëzuese suksesi. Ai sot kandidon për këshillin bashkiak në Breshia të Italisë, mirëpo për të arritur deri këtu ka pasur shumë vështirësi.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Bashli ka treguar gjithë sfidat që ka kaluar në jetë, që nga puna në ndërtim si hekurthyes dhe deri te vazhdimi i studimeve në moshën 27-vjeçare. Mirëpo, duket të gjitha këto sakrifica ia kanë vlejtur, pasi ai sot është shumë i sukesshëm.

“Unë kandidoj për Partinë Demokratike, për qendrën e majtë. Është pak a shumë një zgjidhje natyrale për ne të huajt që jetojmë këtu, si emigrant, si qytetar të rinj italian.  Qendra e djathtë italiane në shumë raste nuk na ka mbështetur dhe politikat nuk janë shumë të favorshme për sa i përket emigracionit, integrimit të qytetarëve të rinj italian.

Fillimisht kam shkuar në Greqi si shumë shqiptarë të tjerë, me shumë sakrifica. Kam motrën që jeton në Greqi dhe kam shkuar atje. Kam bërë punë nga më të ndryshmet, duke filluar nga kamarier, edhe në ndërtim, hekurthyes. Për mua nuk është asnjë lloj problemi, për mua puna është nder. Edhe punët e rënda kanë atë të mirën e tyre, sepse të forcojnë karakterin, të përballin me jetën sidomos kur je në moshë të re.

Faktikisht në Greqi në ato vite ishte shumë vështirë, në vitet ’94-’95, ishim pa dokumenta. Trajtimi karshi emigrantëve ishte jo i mirë, kishte shumë probleme, pasi edhe emigrantët i shkaktuan shumë të tilla Greqisë, por nuk ishin të gjithë njësoj. Kam jetuar në Greqi deri në vitin 2000, pastaj në vitin 2000, pasi motra e vogël fitoi një burs studimi për mjekësi dhe im atë më tha që duhet të kujdesesha për motrën dhe unë u zhvendosa në Itali. E kam nisur universitetin në moshën 27-vjeçare. Unë vij nga një familje e mesme që nuk kam pasur mundësi ekonomike për vazhduar shkollën”, rrëfeu Bashli./abcnews.al

Related posts

Benet Beci: Projektet strategjike, Shkodra e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore: Muzeu i ri i Lundrimit, simbol i peisazhit urban e kulturor të një Shkodre të transfomuar…

47 veçari paraqitet i plagosur me armë zjarri në spitalin e Shkodrës…

Trajneri i Partizanit: Klubi është i kënaqur nga puna ime. Përsa i përket rinovimit të kontratës…