Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Arrestohen 4 shkodranë po transportonin me furgon 29 emigrantë për të kaluar ilegalisht drejt BE-së…

Katër persona nga Shkodra janë arrestuar pasi po transportonin me një furgon 29 emigrantë kundrejt fitimit, për të kaluar ilegalisht në vendet e BE-së.

Operacioni u ndërmor nga policia e Vlorës në bashkëpunim me Repartin Special “Delta”, Komisariatin e Policisë Himarë dhe Seksionin e Trafiqeve në Vlorë.

“Të 4 këta shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për të kryer transportimin kundrejt pagesave, të 29 emigrantëve, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme” informoi sot policia e Vlorës duke sqaruar se “Shtetasi B. F. drejtonte furgonin me të cilin transportoheshin emigrantët, ndërsa 3 shtetasit e tjerë të arrestuar, lëviznin me një automjet tjetër, me qëllim monitorimin e rrugës së kalimit nga Saranda drejt Shkodrës, për të shmangur shërbimet e Policisë.

Arrestimet u kryen në vijim të operacionit policor të koduar “Border”, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin drejt vendeve të BE-së.

Në pranga ranë: -F. H., 48 vjeç, M. F., 32 vjeç, B. F., 18 vjeç dhe K. Q., 36 vjeç, të katërt banues në Shkodër.

Sekuestrohen 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe celularët e të arrestuarve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Related posts

Moti i keq/ TIA njofton anulimin e 10 fluturimeve…

Benet Beci shpalos një nga pasionet e tij të kahershme, uron mirëmëngjes nga Velipoja…

Shkodër/Arrestohet autori i plagosjes së trefishtë, të ndodhur mesditën e sotme…