Shkodra Post
Uncategorized

Luiz Ejlli shok me Vis Martinajn? Rrëfimi brenda BBV: I dhuruam një shoku luan, është i famshëm…

Një rrëfim i këngëtait Luiz Ejlli brenda shtëpisë së BBV ka ngritur dyshime se mes tij dhe Ervis Martinajt ka një njohje të ngushtë. Luizi u ka treguar banorëve se i ka dhuruar së bashku me disa shokë të tjerë një këlysh luani një miku të ngushtë. Detajet që ka treguar të çojnë drejt luanit të famshëm të Vis Martinajt, ndonëse ai nuk ka treguar emra.

Këngëtari ka rrëfyer se kafshën e kanë marr nga Afrika dhe se miku i tyre e mbante në shtëpi. Madje kafsha ishte bërë shumë e famshme në rrjete sociale, pasi ishte ndër rastet e rralla të mbajtjes së një luani se kafshë shtëpiake. Këtu lindin dyshimet për miqësinë mes Ejllit dhe Martinajt, pasi “mbreti i lojërave të fatit”, pas zhdukjes së tij kishte lënë amanet luanin, të cilin e mban në shtëpinë e tij si kafshë shtëpiake.

“I kena dhuru një shoku një luan të vogël. E mbante në shtëpi, shumë i famshëm. E morëm nga Afrika. E mban ai e mban, 5 kile mish i jepte. E ka zbutur se e ka rritur që të vogël dhe është shumë i qetë” – ka thënë këngëtari mes të tjerash.

Related posts

Rehabilitimi i rrugëve të qytetit/ Bulevardi “Mehmet Pashë Plaku” do të rivishet me asfalt në tërë gjatësinë e tij…

Bardh Spahia: Problemet me të cilat përballen banorët e Njësisë Administrative të Shalës janë të shumta…

Protesta mbështetet nga pushteti vendor dhe politika/ Bashkia akuza qeverisë! Deputeti i PS Beci: Solidar me kërkesat e banorëve…