Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Kristi debaton me Olten: Mos bëj luftë si burrë, por si femër! Aktorja: Jeni frikacakë! Jam më burrneshë se ju…

Olta dhe Kristi kanë debatuar me njëri-tjetrin teksa ndodhen të izoluar si në burg bashkë me Luizin dhe Armaldon. Olta akuzoi Kristin se është bërë palë me Luizin dhe se janë tallur me të duke e kritikuar për mënyrën si sillen me një femër.

Pjesë nga debati:

Olta: Tallet Luizi me mua, tallesh dhe ti, pse kjo është mënyra më e mirë për tu sjell me një femër?! Një femër me 3 burra këtu.

Kristi: Ti nuk profilohesh fare si femër këtu. Ti po bën muhabet si burrë këtu tërë kohës. Ça femre je ti?

Olta: Ti po vë në pikëpyetje feminilitetin tim? Hahaha sa qesharake!

Kristi: Ti e ke thënë dhe vetë: Në këtë shtëpi bëhem burrë.

Olta: Po, po jam më shumë burrneshë se ju në ca gjëra. Ju jeni frikacakë.

Kristi: Ti e di që nuk të bëjmë dot gjë këtu.

Olta: Ça do më bëni ju mua mo?

Kristi: Fillove ti manipulimet tani.

Olta: Ça do më bëni më shumë ju mua sesa bëtë dje duke u tallur. Kështu trajtohet një femër?

Kristi: Të kam thënë 100 herë mos bëj luftë si burrë. Bëje luftën si femër. Je elegante, e ke mundësinë, mos bëj si burrë.

Related posts

Dy të arrestuar në Shkodër, kapen me lëndë narkotike në makinë…

Bardh Spahia takim në Shtoj të Vjetër: kemi parashikuar një sërë investimesh infrastrukturore…

Sulmet kibernetike, nga nesër nuk do të ketë aplikimet për pasaporta dhe karta identiteti…