Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Lajm i mirë për shqiptarët e Kosovës/ Nga 1 Janari 2024 do të udhëtojnë pa viza, Parlamenti Europian voton pro

Parlamenti Evropian i tha sot po liberalizimit të vizave të Kosovës, duke e përmbyllur kështu këtë proces të stërzgjatur për qytetarët e Kosovës.

Me votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian kjo çështje është përmbyllur dhe të mërkurën e 19 prillit do të jetë ceremonia për nënshkrimin e Aktit ligjor.

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola tha se nuk ka marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave dhe se do të shkojnë direkt me votim, shkruan Telegrafi.

“Do të shkojmë direkt me votim… Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së dhe asnjë amendament… Është miratuar qëndrimi i Këshillit dhe është miratuar akti i propozuar”, tha kryetarja e PE-së, Roberta Metsola.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Institucionet e BE-së kanë rënë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.

Related posts

Tifozët e Tiranës tregojnë detaje për transfertën ndaj Vllaznisë

VIDEO/ Benet Beci në lagjen Kiras: infrastruktura fokusi kryesor…

EMRAT/ Vrasja dhe plagosja e babë e bir dje në Dukagjin, shpallen në kërkim 4 autorët