Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Harrojeni futbollin…Katari zhvillon edhe botërorin e bukurisë së devesë!

Ndërsa skuadrat nga e gjithë bota përballen në ndeshje futbolli, Katari po zhvillon botërorin e bukurisë së devesë.

Ngjarja zhvillohet në Klubin Katar Camel Mzayen në Ash-Shahaniyah. 

Të gjithë sytë ishin te konkurrenca mes deveve të tipit Maghateer mbi moshën katër vjeç, kategoria konkurruese e ditës. 

Fituesi mori një shumë prej 45,000 paund. Pronari i devesë ishte nga Arabia Saudite, Mohanna Ibrahim al-Anazi. Ai ishte i emocionuar me çmimin e tij. Ai tha: Nuk mund t’i përshkruaj ndjenjat e mia, sepse kjo deve femër ka një audiencë si audienca e Kupës së Botës. Si Real Madrid apo Manchester (United). Dhe tani, të gjithë po festojnë.

Related posts

VIDEO/ Arrestohet 52 vjeçari në Shkodër, brenda servisit i gjenden armë…

Detaje nga vrasja e Petrit Vuksanit në Shkodër, autori: Kemi pasur debate për qiranë. Automatiku nuk ishte i imi…

Parkingje private me mjete rrethanore, Policia Bashkiake në Shkodër ia rikthen hapësirat e zaptuara qytetarëve…