Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Muriqan/ Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi…

Muriqan/Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 14.030 euro dhe 1130 paund, të dyshuara të përfituara në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht 2 shtetasit që nuk i deklaruan në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit C. R. dhe shtetasin S. R.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 14.030 euro dhe 1130 paund, që i posedonin shtetasit C. R. dhe S. R., të cilët nuk i kishin deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Nga veprimet hetimore dyshohet se shumat e parave të sekuestruara janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit C. R., 22 vjeç, banues në Angli dhe S. R., 19 vjeç, banues në Itali, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

26 vjeçari plagos me thikë babë e birë në Shkodër…

Masakra e Velipojës/ Nëna: I gjeta djemtë të shtrirë, i vogli më shtrëngoi dorën…

Java e sipërmarrjes në Shkodër / Beci: Mbështetje për  herë të parë nga Bashkia për sipërmarrjet e reja dhe të rinjtë…