Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

Muaji i Fotografisë, përkujtohet Hilmi Mustafa…

Muaji dedikuar fotografisë shqiptare vijon me një foto që ministrja e Kulturës, Margariti, ka përzgjedhur nga fondi i Muzeut Marubi. Fotografia është e vitit 1970 dhe është vepër e fotografit Hilmi Mustafa.

Hilmi Mustafa lindi më 1934. Rreth viteve 1957-58 mori mësimet e para si fotograf nga djali i xhaxhait, në studion fotografike “Liria” në Durrës. Më 1961-62, me t’u kthyer në Shkodër, hyri në Ndërmarrjen e Riparim-Shërbimeve tashmë për të punuar si fotograf i shtetit. Aty u njoh me Gegë Marubin, Pjetër Rraboshtën, Shan Picin, Angjelin Nenshatin, Lazër Kodhelin e të tjerë fotografë e specialistë të zhvillimit të fotografisë.

Filloi të fotografonte seminaret, ligjëratat dhe aktivitetet e ndryshme të veprimtarisë së Universitetit. Me pasionin për sportin, ai do të shndërrohej shumë shpejt në fotografin e aktiviteteve sportive. Vdiq në 2022. Fondi i tij i ruajtur në Fototekën Marubi, numëron mbi 200 poza të shkrepura në film.

Related posts

Zv.trajneri i Laçit: Jemi afër Europës, çelësi i suksesit është…

Policia e Shkodrës asgjeson 3491 rrënjë kanabis sativa, në operacion moren pjesë 100 efektiv…

VIDEO/ Bashkia e Shkodrës po finalizon një tjetër investim infrastrukturor në rrugën “Dragushej”…