Shkodra Post
AktualitetSport

Jo vetëm Skënderbeu, njihuni me ekipin e dytë që siguron ngjitjen në Superiore

Java e 24-të në Kategorinë e Parë prodhoi shumë rezultate interesante. Tashmë tifozët kanë mësuar edhe dy skuadrat që do të luajnë në elitë, në sezonin që vjen.

Skënderbeu ka siguruar matematikisht Superligën për edicionin tjetër. Ekipi korçar mundi 0-4 Turbinën dhe tashmë shkon në kuotën e 48 pikëve në vendin e parë, teksa jemi 2 ndeshje nga fundi i kampionatit.

Dinamo u mund 2-1 nga Lushnja, por kjo është një nga disfatat më të ëmbla për ta. Arsyeja është fare e thjeshtë, kryeqytetasit kanë 44 pikë dhe renditen në vendin e dytë dhe tashmë kanë prerë biletën për në elitë pasi 3 pikët e radhës janë të sigurta ndaj Tërbunit.

Flamurtari u mund 0-1 nga Tomori dhe matematikisht nuk do mund të ngjitet në Superiore në mënyrë direkte. Vlonjatët janë në vendin e 3-të me 40 pikë.

Related posts

Vendimet e Disiplinës/ Plasin gjobat dhe pezullimet, e pësojnë edhe Vllaznia me Tiranën…

Policia e Shkodres prangos dy persona…

Shpallen fituesit e garës për pozicionet drejtuese në institucionet e Kulturës në Shkodër…