Shkodra Post
KronikaLajmi i Fundit

Aksident në Bushat, një 16-vjeçar i dëmtuar

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në Bushat, Vau i Dejës, shtetasi Gj. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 16-vjeçar.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 16-vjeçar, pasagjer në motomjet, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Related posts

Bordi i Transparencës ka njoftuar një tjetër ndryshim të çmimit të karburanteve në vend.

“Tetori rozë”, 40 mamografi në ditë/ Duda: Ndërgjegjësim i ulët nga gratë për t’u depistuar…

Vllaznia kthehet te fitoret, pikë qetësie në transfertë ndaj Skënderbeut të mbetur me 10 lojtarë…