Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

PSD dhe PD braktisen mbledhjen e Këshillit Bashkiak Shkodër, arsyet që çuan në këtë vendim

Mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës dështoi të zhvillohej pasi PSD dhe PD braktisën sallën duke bërë që të mos jetë kourumi i duhur.

Pasi u miratuan vetëm pikat e para të rendit të ditës që lidhen me shtresat sociale, anëtarja e këshillit Marin Duhani e PSD-së bëri të ditur se socialdemokratët nuk do vijojnë më këtë mbledhje.

Pas një pushimi 5 minutësh të njëjtin vendim morën edhe këshilltarët demokratë. Ndërkohë këshilltarët e majtë e cilësuan si të dëmshëm këtë vendim për braktisjen e mbledhjes.

Në këtë mbledhje të këshillit bashkiak një prej pikave më të rëndësishme të rendit të ditës ishte dhënia e një sipërfaqe të madhe të rërës në plazhin e Velipojës në administrim të ndërmarrjes Bio Strajca sh.a me qëllim që shezllonet në këtë sezon veror t’i vendosë kjo shoqëri aksionere e administruar nga bashkia dhe jo më privatët apo operatorë turistik siç ka qenë më përpara.

Kjo braktisje e mbledhjes së këshillit bashkiak të PSD duke lënë të vetëm të majtët vjen edhe pas disa shkarkimeve të drejtorëve rajonalë të PSD në qarkun Shkodër përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në total në rendin e ditës ishin 18 pika teksa u miratuan vetëm të parat si fondi 6% për shkurtin dhe marsin, qiraja e banesave sociale, strehim emergjent i një familje dhe një ndihmë financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri në një familje. (BalkanWeb)

Related posts

Bardh Spahia takim me banorët e fshatrave Dobraç, Golem dhe Bardhaj të njësisë administrative Rrethina…

Vendimet e Disiplinës, Egnatia duhet të largohet nga Rrogozhina…

Urgjente/ Shperndajeni ju lutem te shpetojme Elsin nga Shkodra 21 vjecar…