Shkodra Post
Sport

Të dielën, Kukësi-Vllaznia, trajneri Osmani: Ndeshja e rëndësishme , por fiton Vllaznia…

Me seancën stërvitore të paradites së shtunë, kuqeblutë e Vllaznisë  i kanë dhënë fund përgatitjeve anti-Kukësi, takim që luhet  të dielën, ora 14:00 në kuadrin e javës së 28-të të Superiores së futbollit shqiptar. Përpara seancës stërvitore, trajneri i kuqebluve Qatip Osmani ka folur për mediat në konferencën e zakonshme të shtypit.

Në vijim, Osmani foli edhe për mungesat e rëndësishme të mbrojtësit Smajli dhe mesfushorit Krymi, ndërkohë që bëri të ditur se portjeri Jurgen Mehidri është i gatshëm.

E pyetur për Kupën, trajneri Qatip Osmani, u shpreh optimist që Vllaznia do ta kalojë edhe Egnatian për të shkuar në finale duke synuar fitimin e trofeut.

Related posts

Apeli rrëzoi Tërbunin, pukjanët nuk ndalen: Shkojmë në KAS

Ndryshim i momenteve të fundit, AEK-PAOK drejt… Elbasanit

Titulli “Mirënjohje” për ish-futbollistin Çesk Ndoja/ Ish-kampioni kuqeblu, jeton në Gjermani, Bashkia e nderon në ditën e lindjes…